• Nenhum resultado encontrado

Bazat e Sistemit Gjyqësor Permbledhje AShaqiri J

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Bazat e Sistemit Gjyqësor Permbledhje AShaqiri J"

Copied!
102
0
0

Texto

(1)   . WVV [

(2) `

(3) CZ^ [

(4)  À+&%!#. ô+"'"-ñ!*"+".

(5) !"#$%$&'. ! "#$#%!&!'('%&)(%!*+,-.'/0' ()*+,-./01.' '. 2*34536'70483*3' !. ' ' ' ' ' ' ' ("9:$&"2#';<'(=:>$;$?'<'2"@A#$@'?=B'. ' ' '.

(6) Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik Dega në Gjilan. BAZAT E SISTEMIT GJYQËSOR Prof. Dr. Sc Osman Ismaili Ass. Ma. Flamur Hyseni. Semestri i parë, viti i parë. “Bazat e sistemit gjyqësor” Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura. Studenti, Arianit Shaqiri Janar 2011.

(7) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Hyrje Ky punim, të cilin e keni në dorë, është një përmbledhje shënimesh, i cili do tu mundësoj që të pajiseni me njohuri bazë rreth mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të gjyqësisë. Materiali i futur në këtë punim është marrur kryesisht nga faqe të ndryshme në internet. Radhitja është bërë duke u bazuar nga ligjërata e mbajtura në lëndën Bazat e Sistemit Gjyqësor, ligjëruar nga Ma. Ass Flamur Hyseni. Duke e ditur që unë nuk kisha fare njohuri nga fusha e drejtësisë, e posaçërisht nga gjyqësia, dhe në anën tjetër, duke qene vazhdimisht i inspiruar nga ligjëratat që mbante profesori ynë dhe po ashtu duke qenë i motivuar që të kem një sukses të lakmueshëm në studime, ia caktova vetes një detyrë paksa të vështirë që të bëjë një përmbledhje të këtij materiali që ta bëjë këtë punim. Natyrisht, këtë punim ia dedikoj edhe kolegëve të mi, të cilëve mendoj që do tu ndihmoj sado pak, në pajisjen me njohuri rreth sistemit të gjyqësisë. Punim është i ndarë në pesë kapituj kryesor. Në secilin prej tyre kemi futur material sa më thelbësor dhe të nevojshëm , në mënyrë që lexuesi të marrë njohuri bazë dhe te nevojshme. Jam ,thellësisht, i vetëdijshëm që ky material ka mangësi të shumta, por koha e shkurtër dhe pamundësia për të gjetur edhe burime tjera, nuk më ka lejuar që të thellohem edhe më shumë në drejtim të arritjes së një përsosmërie më të madhe të këtij punimi. Kapitulli i parë bënë fjalë rreth hapave se si funksionon sistemi gjyqësor. Lexuesi, këtu nuk duhet të habitet, pasi që është marrë procedura e Republikës së Shqipërisë, por edhe në vendin tonë pak a shumë është e njëjtë, veçse emërtimet e institucioneve gjyqësore janë paksa më ndryshe. Në kapitullin e dytë dhe të tretë kemi futur informata rreth sistemit të gjyqësisë në Kosovë , përkatësisht atij në Shqipëri, me gjithë strukturën, formën dhe mënyrën se si funksionon. Nuk kemi lënë anash edhe të dhënat rreth historikut të shumicës së këtyre institucioneve, natyrisht, të atyre për të cilat kemi gjetur informata. Kapitulli i katërt ka për bazë institucionet e gjyqësisë ndërkombëtare, organizimin, funksionimin dhe juridiksionin e tyre. Në këtë kapitull kemi futur edhe ca njohuri rreth sistemeve gjyqësore te SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dhe kemi lënë anash sistemet gjyqësore të Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë, dhe Turqisë, të cilat shpresojmë që t’i plotësojmë më vonë. Dhe në kapitullin e fundit kemi bërë një fjalor të vogël, kryesisht me shpjegime rreth termeve juridike që janë përdorur në këtë punim.. Studenti, Arianit Shaqiri. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 2. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(8) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Njohuri themelore rreth sistemit gjyqësor Pse ekzistojnë gjykatat?. Gjyqësori dhe, në fund të fundit, vetëm gjyqësori mund të përcaktojë përfundimisht kush del fitimtar në konfliktin e pashmangshëm ndërmjet individëve; ndërmjet qeverisë dhe të qeverisurve, duke përfshirë edhe ata që akuzohen nga shteti se kanë shkelur ligjin; ndërmjet individëve dhe shoqërive dhe ndërmjet organizatave, si publike ashtu edhe private. Atmosfera që rrethon gjykatat dhe ngjarjet në gjykata është formale dhe e pazakontë për shkak se gjykatat janë unike. Ato zgjidhin konflikte duke zbatuar ligjin mbi faktet e çështjeve të veçanta, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Kur ligji zbatohet mbi faktet që sillen në gjykatë, çdo palë ka të drejtën absolute për të pasur një arbitër që është i pavarur nga palët e asaj çështjeje dhe avokatët e tyre. Proceset gjyqësore duhet të reflektojnë qëllimet e gjykatës, siç janë drejtësia individuale në çështje gjyqësore individuale, dukshmëria e drejtësisë individuale në çështjet gjyqësore individuale, sigurimi i një vendi gjykimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbrojtja e individëve ndaj përdorimit arbitrar të pushtetit qeverisës si dhe regjistrimi i statusit ligjor. Çështjeve gjyqësore individuale duhet t'u jepet vëmendje individuale. Ligji duhet të zbatohet drejt për çdo çështje. Pavarësisht nga statusi ekonomik, për të gjithë duhet të ekzistojë qasje e barabartë në gjykatë. Çdokush që vjen në gjykatë dhe para saj duhet të trajtohet me respekt, drejtësi dhe në mënyrë të barabartë. Proceset gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbi faktet në çështjet individuale duhet të jenë të qëndrueshme dhe të parashikueshme.. Gjykatat si institucione Kur ato janë të paanshme dhe të pavarura, gjykatat meritojnë besimin dhe sigurinë e publikut ndërsa peshojnë nevojat për një rend shoqëror dhe një liri individuale në "administrimin e zakonshëm të së drejtës penale dhe civile" (Federalisti 17). Drejtësia kërkon nga gjykatat, të cilat në veprimtarinë e tyre të përditshme reflektojnë trashëgiminë e Deklaratës se Pavarësisë, Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektin e publikut, një zbatim vullnetar të ligjit dhe vendimeve gjyqësore në çështjet gjyqësore individuale. Gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi dhe legjislativi. Por, në fund të fundit, baza kushtetuese dhe ligjore e autoritetit të tyre u dikton ndërvarësi dhe pavarësi, jo autonomi. Menaxherët e gjykatave/kancelarët (kryetarët) që janë të aftë kuptojnë bazat historike të pavarësisë së gjyqësorit, autoritetit të gjyqësorit, konceptet e juridiksionit dhe të vendit të zhvillimit të gjyqit si dhe të fuqisë së brendshme të gjykatave. Gjykatat në mënyrë të vetëndërgjegjshme mbrojnë proceset e tyre të vendimmarrjes dhe ruajnë dallueshëm kufijtë e vet administrativë dhe politikë, qoftë duke ushtruar menaxhimin dhe aktivizimin e frenuar, qoftë nëpërmjet marrë-dhënieve kundërshtuese me pushtetet e tjera. Për shkak se standardet e efektivitetit të gjykatës artikulojnë bindshëm dhe hollësishëm se çfarë duhet të përmbushin gjykatat me burimet që gjenden në to, drejtues të aftë gjykatash e dinë se për çfarë bëjnë fjalë këto standarde dhe i marrin seriozisht ato.. Drejtësi e barabartë para ligjit Thelbi i administrimit gjyqësor të përditshëm konsiston në premtimin për një drejtësi të barabartë përpara ligjit dhe në garancitë kushtetuese të mbrojtjes së barabartë dhe një procesi ligjor të rregullt. Gjykatat i mbrojnë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, pa paragjykime apo diskriminim të ndonjë lloji. Kjo është mbrojtja e barabartë. Administrimi gjyqësor i vërtetë kërkon mbrojtjen e të drejtave private përmes administrimit të rregullt, që është në përputhje me format, proceset dhe rregullat e parashikuara. Ky është procesi i rregullt. Elementet e procesit të rregullt në të drejtën penale dhe civile përfshijnë njoftimin, zbulimin, të drejtën e lirisë me kusht, këshillimin, proces të rregullt dhe ligjor, ballafaqimin, pyetjen e dëshmitarit, të drejtën për të thirrur dëshmitarë, privilegjin kundër vetinkriminimit dhe, midis të tjerave, vendimin publik dhe atë ta japin në kohën e duhur. Kompetencat e menaxhimit të gjykatës kërkojnë një kuptim të mirinformuar mbi mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt dhe historinë e evolucionit të tyre nga të drejtat që iu dhanë së pari nga mbreti anglez zotërve të principatave, te të drejtat që tani u garantohen të gjithë amerikanëve. Sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe një proces i rregullt kanë implikime praktike të thella. Këto implikime Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 3. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(9) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. diktojnë se qëllimi i administrimit gjyqësor nuk është as autonomia dhe as pavarësia gjyqësore, por liria, rendi shoqëror, sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe procesi i rregullt.. Përgjegjshmëria Qëllimet dhe përgjegjësitë e gjykatave kërkojnë drejtpeshim ndërmjet pavarësisë dhe përgjegjshmërisë se brendshme dhe të jashtme. Gjykatat nuk mund t'u shërbejnë qëllimeve të tyre të qëndrueshme ose përgjegjësive të tyre të vazhdueshme, nëse struktura, qeverisja, veprimet, programet, proceset dhe efektiviteti i tyre nuk të çojnë në një perceptim të merituar se gjyqësori është i përgjegjshëm. Shfajësimi për kontrollin mbi gjykata në lidhje me ritmin e procesit gjyqësor, shënimin dhe raportimin e kohës së dispozitivit, zbatimin e vendimeve gjyqësore nuk është thjesht efikasitet. Për me tepër, është përgjegjësia e gjykatave për një përdorim të duhur të fondeve publike për të siguruar sundimin e ligjit, mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt, drejtësinë individuale në çështje individuale dhe dukshmërinë e drejtësisë individuale në çështje individuale. Menaxherët e gjykatave/kancelarët (apo kryetarë) themelojnë, shpjegojnë dhe mirëmbajnë përdorimin që gjykata u bën burimeve publike. Ata u raportojnë mbi veprimtarinë e gjykatës, gjyqësorit, publikut dhe homologëve politikë të gjyqësorit. Gjyqtarët dhe stafi i gjykatës kuptojnë dhe i shërbejnë së drejtës së publikut për një gjyqësor të përgjegjshëm, i cili me të drejtë do të gëzonte besimin e publikut.. Ndërvarësia dhe drejtimi Gjykatat, për burime, varen nga pushtetet e ekzekutivit dhe të legjislativit. Ato nuk mund fillojnë procese dhe të zgjidhin, madje edhe mosmarrëveshje të thjeshta, pa bashkëpunimin e të tjerëve që kanë përgjegjësi në konflikt. Gjykatat mbikëqyrin një proces me palë kundërshtare për të dalë tek e vërteta dhe drejtësia. Drejtuesit e gjykatës qëndrojnë mbi konfliktet, ndërsa u duhet të menaxhojnë aktivisht çështjet gjyqësore, të punojnë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe efektivitetin e gjykatës dhe të ndërtojnë besimin e publikut. Komunikimi dhe ndërhyrja e gjyqësorit janë subjekte të përgjegjshmërisë qeverisëse dhe publike, por gjyqësori nuk duhet të jete kurrë i nënshtruar. Zëri i tij duhet të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm, por, gjithashtu, modest dhe i matur. Gjyqësori duhet t'u prijë rrugën sistemeve të së drejtës penale, civile dhe familjare. Gjykatat e përparuara kanë drejtues që, jo vetëm i dinë se cilat janë qëllimet e qëndrueshme dhe përgjegjësitë e vazhdueshme, por edhe i vënë ato në zbatim. Duke vepruar sipas vlerave të qëndrueshme, janë marrë parasysh rreziqe në interes të drejtësisë dhe të gjykatave si institucione. Drejtuesit efektivë ndihen mirë edhe me paqartësinë e gjërave përreth tyre edhe me përgjegjësinë e tyre të konfirmuar për të drejtuar. Kur mungon drejtimi, gjykatat nuk mund të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë marrëdhënie të përcaktuara qartë. Në të njëjtën mënyrë, drejtimi e çon gjykatën në ndërtimin dhe në mbrojtjen e autoritetit gjyqësor. Autoriteti kërkon kuptim dhe komunikim efikas të qëllimit të duhur që fshihet pas të drejtave të veçanta gjyqësore, pagës dhe pozitës, proceseve ligjore dhe administrative, programeve, zyrave dhe veprimtarive. Duke u nisur nga fjalët e Hamiltonit, "gjyqësori nuk ka as FORCË, as VULLNET, por thjesht GJYKIM" (Federalisti 78), administrimi i gjyqësorit është një thirrje e lartë. Drejtuesit e gjykatës, me pasionin e tyre për drejtësinë dhe për gjykatat si institucione, motivojnë të tjerët dhe u japin krenari rutinës dhe përgjegjësive të përditshme. Ata kërkojnë integritet dhe zbatimin e Kodit të etikës. Ata e dinë se integriteti i gjykatës duhet të jetë i panjollosur.. Zgjidhja e konflikteve në gjykatë1 Procesi Civil në Gjykatë Procesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të investimit që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Të investosh Gjykatën do të thotë t'i drejtohesh asaj me një kërkesë e cila quhet padi dhe me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cenuar nga persona të tjerë. Personi që i drejtohet Gjykatës quhet paditës. Personi i cili ka shkelur ose cenuar të drejtën e pretenduar quhet i paditur. Gjykata, pasi njihet me padinë, kontrollon legjitimitetin e palëve. Të kontrollosh legjitimitetin e palëve do të thotë që të verifikosh nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse është ngritur ndaj atij që ka cenuar apo shkelur të drejtën.. 1. Marrë nga procedurat gjyqësore të Republikës së Shqipërisë Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 4. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(10) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Pas kalimit të kësaj faze, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Kjo do të thotë që ai i fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje e cila do të zgjidhte çështjen, duke kënaqur të dyja palët dhe duke shmangur procedurat e mëtejshme gjyqësore. Në rast se kjo gjë arrihet, marrëveshja e pajtimit pasqyrohet në procesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Mbas kësaj gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit. Në rast se çështja nuk arrihet të zgjidhet me pajtim, atëherë gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Në seancë gjyqësore mbahet procesverbal në të cilin pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat që merren si dhe vendimet dhe urdhrat që shpall Gjykata. Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit ose të ndonjërit nga anëtarët e trupit gjykues, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre këto duhet të pasqyrohen në procesverbal. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor civil Gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në Gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme dhe që kanë lidhje me çështjen në gjykim. Në Kodin e Procedurës Civile njihen këto lloje provash: dëshmitarët, shkresat, filmat fotografike kinematografike dhe regjistrime të tjera, pohimet e palëve, këqyrja e personave, sendeve dhe këqyrja në vend, eksperimenti. Në rast se një provë rrezikon të zhduket gjykata merr vendim për sigurimin e saj. Në çështje për të cilat kërkohen njohuri të posaçme në fushën e shkencës teknikës e në fusha të tjera, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve cakton ekspert. Gjykata pasi dëgjon palët dhe provat e paraqitura nga ato si dhe pasi shqyrton çështjen në tërësi merr vendim me të cilin e pranon tërësisht apo pjesërisht padinë si të bazuar në prova e në ligj ose vendos rrëzimin e saj si të pabazuar në prova ose në ligj. Ndaj vendimit të Gjykatës palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit gjatë shqyrtimit të çështjes mban parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në Kodin e Procedurës civile. Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht Gjykata e Apelit mund të përsëritë tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata e Apelit ka të drejtë të marrë edhe prova të reja. Gjykata e Apelit pasi shqyrton çështjen vendos: 1. Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e rrethit në rastet e parashikuara në këtë kod.. Procesi penal në Gjykatë Procesi gjyqësor penal fillon në bazë të depozitimit në Gjykatë të kërkesës së prokurorit ose të dëmtuarit akuzues. Kryetari i trupit gjykues i ngarkuar për gjykimin e çështjes, brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, cakton datën e seancës gjyqësore. Data e seancës i njoftohet prokurorit, të pandehurit, mbrojtësit, të dëmtuarit, palëve private dhe përfaqësuesve të tyre të paktën 10 ditë para datës së caktuar për gjykim. Kur janë kushtet e parashikuara në ligj prokurori mund të kërkojë gjykimin e drejtpërdrejtë kurse i pandehuri gjykimin e shkurtuar, në këto raste zbatohen rregullat e caktuara në Kodin e Procedurës Penale për gjykimet e posaçme. Deri në datën e caktuar për gjykim palët mbrojtësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të shikojnë sendet e sekuestruara të shqyrtojnë në sekretari aktet dhe dokumentet e mbledhura në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor si dhe të nxjerrin kopje të tyre. Për rastet që kërkohet sigurimi i provës kryetari me kërkesën e palëve urdhëron marrjen e provave të cilat më vonë rrezikohen të mos merren duke respektuar rregullat e parashikuara për shqyrtimin gjyqësor. Palët që kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve dhe të ekspertëve duhet të depozitojnë në sekretarinë e Gjykatës, të paktën pesë ditë para datës së caktuar për gjykim, listën e tyre. Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues Gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim, në rast se i dëmtuari e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen Gjykata vendos pushimin e çështjes në të kundërt ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga një mbrojtës. Seanca gjyqësore është publike përndryshe quhet e pavlefshme, por Gjykata mund të vendosë që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura kur ndodhet para njërit nga rastet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Drejtimi i seancës bëhet nga kryetari, urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë janë të detyrueshme për palët e pjesëmarrësit dhe të zbatueshme nga organet e rendit. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë gjyqësore Gjykata vendos që të vazhdojë ditën e më pasme të punës, por Gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor vetëm për arsye të veçanta deri në 15 ditë. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 5. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(11) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Hetimi gjyqësor fillon me marrjen e provave të kërkuara nga prokurori ose i dëmtuari akuzues dhe vazhdon me marrjen e atyre që kërkohen nga i pandehuri mbrojtësi dhe palët e tjera. Pas marrjes së provave, prokurori mbrojtësi i të pandehurit dhe përfaqësuesit e palëve të tjera formulojnë dhe parashtrojnë konkluzionet përkatëse. Prokurori, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve mund të bëjnë replikë. Diskutimi përfundimtar nuk mund të ndërpritet për të marrë prova të reja përveçse kur Gjykata e çmon të domosdoshme . Pas diskutimit përfundimtar Gjykata tërhiqet për marrjen e vendimit i cili mund të jetë vendim për pushimin e çështjes, vendim pafajësie, vendim dënimi për të pandehurin. Kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit e shqyrton çështjen në tërësi dhe nuk kufizohet vetëm me shkaqet e paraqitura në ankim. Kryetari i kolegjit të Gjykatës së Apelit urdhëron thirrjen e të pandehurit, paditësit civil dhe të paditurit civil si dhe të mbrojtësve e të përfaqësuesve të tyre. Afati i paraqitjes së tyre nuk mund të jetë më i vogël së dhjetë ditë. Gjykata e Apelit mund të vendosë marrjen e provave të reja ose përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor ajo vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor kur vërtetohet se i pandehuri nuk ka marrë pjesë në shkallë të parë sepse nuk ka marrë dijeni ose nuk ka mundur të paraqitet për shkaqe ligjore. Gjykata e Apelit pasi shqyrton çështjen vendos: 1. Lënien në fuqi të vendimit 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykatës së shkallës së parë Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë e shqyrton çështjen brenda kufijve të shkaqeve të ngritura por për çështje ligjore që duhet të shihen kryesisht nga Gjykata në çdo gjendje e shkallë të procesit të cilat nuk janë parë, Gjykata e Lartë ka të drejtë të vendosë. Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatë të Lartë zbatohen të gjitha normat që lidhen me publicitetin rregullin e seancës dhe me drejtimin e diskutimit si në Gjykatën e shkallës së parë për aq sa janë të zbatueshme. Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata e Lartë vendos: 1. Lënien në fuqi të vendimit ndaj të cilit është bërë rekurs 2. Ndryshimin e vendimit për cilësimin ligjor të veprës për llojin dhe masën e dënimit për pasojat civile të veprës penale 3. Prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim. Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë janë të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale. Në procesin gjyqësor civil, e drejta themelore është e drejta për t'iu drejtuar Gjykatës me padi. Me anën e padisë kërkohet njohja e një të drejte ose mbrojtja e një të drejte që është mohuar ose cenuar nga një person tjetër. Palët në një proces gjyqësor civil kanë të drejtën për të kërkuar përjashtimin e njërit ose të të gjithë anëtarëve të trupit gjykues, në rastet kur ata kanë interes në çështjen që shqyrtohet ose për mosmarrëveshje të tjera që kanë lidhje me çështjen në gjykim; kur gjyqtari ose bashkëshorti i tij është i afërm i njërës prej palëve në proces; kur gjyqtari paraprakisht ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim si dhe për çdo lloj arsye tjetër e cila krijon bindjen se gjyqtari nuk do të jetë i paanshëm. Çdo person ka të drejtë të ndërhyjë në gjykimin që është duke u zhvilluar midis personave të tjerë, në rast se ai pretendon për vete të drejtën ose sendin për të cilin zhvillohet gjykimi. Po ashtu ai mund të ndërhyjë edhe kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën palë me të cilën bashkohet në gjykim. Secila prej palëve në gjykimin civil ka të drejtë të thërrasë për të marrë pjesë në gjykimin e çështjes, personin që mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci që lidhet me përfundimin e çështjes. Secila nga palët në proces ka të drejtë t'i kërkojë Gjykatës që të urdhërojë palën tjetër ose një person të tretë që nuk merr pjesë në çështje që të paraqesë në gjykim një dokument ose send i cili konsiderohet i nevojshëm për zgjidhjen e çështjes dhe që nuk mund të sigurohet nga pala që bën pretendimin. Paditësi ka të drejtë që në çdo fazë të gjykimit të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast Gjykata vendos pushimin e gjykimit të çështjes. Paditësi ka të drejtën që t'i kërkojë Gjykatës marrjen e masave për sigurimin e padisë në ato raste kur ka arsye të bazuara për të dyshuar se ekzekutimi i vendimit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 6. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(12) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Po ashtu, secila nga palët ka të drejtë t'i kërkojë Gjykatës të marrë masa për sigurimin e një prove e cila rrezikon të zhduket ose marrja e së cilës në të ardhmen mund të bëhet e pamundur ose e vështirë. Kjo në rastet kur prova ka rëndësi themelore për zgjidhjen e çështjes. Palët në gjykimin civil kanë të drejtë të paraqesin provat të cilat provojnë pretendimet përkatëse. Këtu përfshihet: thirrja e dëshmitarëve, paraqitja e provave shkresore etj. Personat që nuk dinë gjuhën shqipe kanë të drejtë të përdorin në gjykim gjuhën e tyre dhe të njihen me provat dhe me gjithë zhvillimin e gjykimit nëpërmjet përkthyesit. Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në një proces gjyqësor civil, me përjashtim të rasteve kur Gjykata vendos që gjykimi të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së një sekreti shtetëror dhe rendit publik; përmendjes së rrethanave të jetës intime të pjesëmarrësve në gjykim apo të ruajtjes së sekretit tregtar apo shpikjeve. Një e drejtë tjetër themelore e pjesëmarrësve në gjykim është e drejta për t'u ankuar ndaj vendimeve dhe urdhrave të Gjykatës.. Ankimi ndaj një vendimi gjyqësor Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet nga ligji. Vendimet gjyqësore janë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve kundër tyre sipas përcaktimeve në Kodet e Procedurave ose në ligje të veçanta. Pra, vendimet e Gjykatave të Rretheve janë vendime të shkallës së parë. Ato mund të ekzekutohen vetëm kur marrin formë të prerë. Në Kodet e Procedurave (Penale e Civile) përcaktohen qartë së kur marrin formë të prerë dhe cilat janë mjetet e ankimit, afatet e ankimit, kur paraqiten ankimet dhe mënyrën e gjykimit të tyre.. Ankimi kundër një vendimi civil - Në fushën, civile kundër vendimeve të Gjykatave janë parashikuar disa mjete ligjore mbrojtjeje. Ato janë: • • •. Ankimi në Gjykatën e Apelit Rekursi në Gjykatën e Lartë Kërkesa për rishikim. Afati i rishikimit në Gjykatën e Apelit kundër vendimeve përfundimtare të Gjykatës së Rrethit është 15 ditë, kurse afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit është 30 ditë. Këto afate janë të prera dhe fillojnë nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit përfundimtar. Kur çështja është gjykuar dhe nga Gjykata e Rrethit dhe nga Gjykata e Apelit në mungesë të njërës palë, ky akt fillon nga dita e njoftimit të vendimit. Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por në çdo rast jo më vonë se një vit nga data që ka lindur shkaku i rishikimit. Në nenin 496 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet që afati prej 30 ditësh të kërkesës për rishikim, në disa raste fillon nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Këto raste janë:. • • •. Kur vërtetohet se thëniet e dëshmitarëve apo mendimet e ekspertëve mbi të cilat është bazuar vendimi, kanë qenë të rreme; Kur palët ose përfaqësuesit e tyre, apo ndonjë anëtarë i trupit gjykues ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, kanë kryer vepra të dënueshme penalisht, të cilët kanë ndikuar në dhënien e vendimit; Kur vërtetohet se vendimi i dhënë është bazuar në dokumente të falsifikuar.. Megjithatë, ankimi në Gjykatën e Apelit, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikimin, nuk mund të bëhen pasi ka kaluar një vit nga shpallja e vendimit. Kjo dispozitë (neni 445 i Kodit të Procedurës Civile "Prekluziviteti i ankimimit) nuk zbatohet kur pala në mungesë vërteton se nuk ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor për shkak të pavlefshmërisë së njoftimeve".. Ankimi kundër një vendimi penal - Në çështjet penale mjetet e ankimimit janë: apeli, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikim. Afati për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit është 10 ditë duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së vendimit ose njoftimit të vendimit. Ankim mund të bëjë prokurori, i dëmtuari akuzues, i pandehuri si dhe paditësi civil dhe i padituri civil. Ankimi paraqitet në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar, ose mund të paraqitet edhe në Gjykatën kur ka vendbanimin pala e interesuar. Në këto raste, akti dërgohet menjëherë në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin. Gjithashtu ankimi mund të dërgohet edhe me postë Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 7. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(13) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. rekomande në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin. Akti i ankimit u njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe palëve private, nga sekretaria e Gjykatës që ka dhënë vendimin. Rekursi në Gjykatën e Lartë duhet të paraqitet me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë. Mund të bëhet rekurs i drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë vetëm kundër vendimeve dhe urdhrave të Gjykatës, me të cilat disponohet mbi liritë personale, ose që krijojnë mosmarrëveshje juridiksioni e kompetence, si dhe rastet e veçanta të parashikuara me ligj. Kërkesa për rishikim, së bashku me dokumentet eventuale paraqitet në sekretarinë e Gjykatës së rrethit që ka dhënë vendimin. Gjatë gjykimit të rishikimit, respektohen dispozitat e gjykimit të shkallës së parë brenda kufijve të shkaqeve të parashtruara në kërkesën e rishikimit. Vendimi merret sipas dispozitave për marrjen e vendimit nga Gjykata e shkallës së parë. Vendimi i dhënë në gjykimin e rishikimit mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Në ndryshim nga çështjet civile për të cilat kërkesa për rishikim paraqitet përpara Gjykatës së Lartë, sipas shtesave dhe ndryshimeve që iu bënë Kodit të Procedurës Civile me ligjin nr. 8822 datë 17.5.2002 " Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116 datë 29.3.1996 " Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", në çështjet penale siç thamë më lart kërkesa për rishikim paraqitet në Gjykatën e rrethit që ka dhënë vendimin dhe shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit, sipas neneve 449 deri 461 të Kodit të Procedurës Penale.. Ankimi në Gjykatën e Apelit Ankimi i Çështjeve Civile - Ankimi ndaj një vendimi civil të dhënë nga Gjykata e Rrethit paraqitet pranë kësaj Gjykate. Ai duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë dhe në të duhet të tregohen: • Palët ndërgjyqësore, • Vendimi kundër të cilit bëhet ankimi, • Shkaqet për të cilat bëhet ankimi • Çfarë kërkohet me ankimin Bashkë me ankimin duhet të paraqiten kopje të tij dhe të dokumenteve të tjera (kur ka të tilla) në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë, si dhe prokura kur ankimi paraqitet nga avokati ose përfaqësuesi i palës. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e mësipërme, Gjykata njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve, në të kundërt ankimi kthehet. Gjykata që ka dhënë vendimin nuk pranon ankimin kur: • Është paraqitur jashtë afatit të parashikuar në ligj, • Nuk ndreqen të metat brenda afatit të caktuar, • Është bërë kundër një vendimi ndaj të cilit nuk lejohet ankim, • Është hequr dorë nga ankimi Mospranimi i ankimit mund të deklarohet në çdo shkallë gjykimi. Kundër vendimit për kthimin e ankimit mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve nga dhënia e vendimit. Ankimi pranohet mbasi konstatohet se ai është paraqitur brenda afatit 5 ditor dhe sipas rregullave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Administrata e Gjykatës së Rrethit pranon ankimin dhe shënon në të datën e paraqitjes. Përveç kësaj shënim lihet edhe në Regjistrin themeltar dhe në Regjistrin e vendimeve, për të treguar së për këtë vendim pala e interesuar (paditësi ose i padituri) kanë paraqitur ankimin dhe duke qenë para një fakti të tillë, mënjanohet ndonjë gabim që mund të bëhet duke vënë shënim mbi kopjen e vendimit se ai ka marrë formë të prerë, gjë që do të sillte ngatërresa, sepse pala e interesuar mund të kërkonte ekzekutimin e këtij vendimi. Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin ankesë për rivendosje në afat. Kërkesa paraqitet në gjykatën që ka dhënë vendimin. Kur palët nuk janë dakord me vendimin e veçantë që jep gjykata për pranimin ose jo të kërkesës për rivendosje në afat, ata mund të bëjnë ankim brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Kur ankimi është bërë brenda afatit dhe sipas rregullave që përmendëm më lart, administrata e Gjykatës së rrethit merr masat që ankimi t'u komunikohet palëve të interesuara pjesëmarrëse në gjykim. Ankimi shoqërohet edhe me një dëftesë komunikimi, e cila mbasi firmoset nga marrësi i kopjes së ankimit, i kthehet përsëri Gjykatës për të provuar se ankimi iu dorëzua palës tjetër. Kodi i Procedurës Civile në nenet 130, 131, 132,133 etj, parashikon deri në hollësi se si do të veprohet me komunikimet e tjera në rastet kur refuzohet të merret në dorëzim ankimi, ose kur nuk gjendet pala që duhet t'i jepet ankimi, ose kur nuk ka vendbanim të njohur etj. Gjykata e Rrethit mbasi bindet se dëftesa e komunikimit të ankimit është e rregullt dhe e firmosur nga marrësi (pala e interesuar), ose për komunikimin është vepruar në një nga mënyrat e parashikuara nga nenet 130, 131, 132, 133 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, me shkresë përcjellëse, duke futur në dosje edhe dëftesën e komunikimit, e nis dosjen në Gjykatën e Apelit. Në ligjin Nr. 8436, datë 28.12.1998 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" është parashikuar që ndarja e çështjeve gjyqësore midis gjyqtarëve në të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor bëhet me short. Pra ashtu si në Gjykatën e Rrethit, edhe në Gjykatën e Apelit (si dhe në Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 8. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(14) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Gjykatën e Lartë) dosjet do të ndahen midis gjyqtarëve me short. Mbasi dosja studiohet nga gjyqtari përkatës, caktohet data e gjykimit. Njoftimi për datën dhe orën e gjykimit bëhet nga Gjykata e Apelit duke e afishuar këtë njoftim tek stendat e lajmërimeve që janë në hyrje të Gjykatës së Apelit. Kjo shpallje bëhet edhe në stendat e lajmërimeve të Gjykatave përkatëse të rrethit (para asaj Gjykate rrethi që ka dhënë vendimin). Ky njoftim duhet të bëhet jo më vonë se 10 ditë përpara shqyrtimit të çështjes. Kur Gjykata e Apelit shqyrton çështje që janë në gjykim, ose e ka mbajtur çështjen për ta gjykuar vetë si Gjykatë Fakti, ose kur lind nevoja që çështja të gjykohet para afatit 10 ditor, të përmendur më lart, njoftimi në këto raste nuk bëhet me shpallje tek stendat e lajmërimeve, por njoftimi për datën e orën e gjykimit u bëhet drejtpërdrejtë palëve, përfaqësuesve ose mbrojtësve të tyre. Mosparaqitja e palëve për të cilat njoftimi është bërë me shpallje nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur pala e interesuar ka njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën. Gjithashtu Gjykata e Apelit nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë të palëve kur dëgjimi i tyre është një nga detyrat që i është vënë nga Gjykata e Lartë gjatë rigjykimit në Gjykatën e Apelit. Po ashtu çështja nuk mund të gjykohet në mungesë të palëve, kur njoftimet për thirrjen e tyre nuk kanë qenë të rregullta. Në Gjykatën e Apelit çështjet shqyrtohen në mënyrë kolegjiale. Kjo Gjykatë gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Pasi shqyrtohen çështjet (kur ato janë çështje civile), Gjykata e Apelit mund të vendosë: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, 2. Ndryshimin e vendimit, 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit, në rastet e parashikuara nga neni 467 i Kodit të Procedurës Civile, çka do të thotë ndërmjet të tjerash se: • Gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, • Nuk ka qenë në rregull përbërja e trupit gjykues, apo vendimi nuk është nënshkruar nga gjyqtarët, • Çështja është gjykuar në mungesë pa patur dijeni palët për datën e gjykimit, • Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi si dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit, • Nuk është formuar drejt ndërgjyqësia.. Ankimi i Çështjeve Penale - Më lart kemi folur për ankimin në Gjykatën e Apelit të çështjeve civile. Ligji parashikon rregulla precize për formën e ankimit, kush mund të bëjë ankim, vendin e paraqitjes dhe afatin e ankimit, kujt i komunikohet ankimi etj. edhe në procesin penal. Gjykata e Apelit mbasi shqyrton ankimin në një çështje penale mund të vendosë: 1. Lënien në fuqi të vendimit 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes kur janë raste qe nuk lejojnë fillimin ose vazhdimin e procedimit ose kur nuk vërtetohet fajësia e të pandehurit. 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykatës së shkallës së parë kur nuk janë respektuar dispozitat që lidhen me kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete, me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të të dëmtuarit akuzues dhe të mbrojtësit të të pandehurit, si dhe në çdo rast kur në dispozita të veçanta është parashikuar pavlefshmëria e vendimit.. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 9. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(15) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Kosova- sistemi i drejtësisë së saj. Historiku i zhvillimit të drejtësisë në Kosovë2 Historia e shkurtër e Kosovës Kosova për gjysmën e kohës gjatë shekullit të njëzetë, ka qenë si krahinë në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë [më tutje në tekst “RSFJ”] e cila ishte krijuar në vitin 1944, pas përfundimit të Luftës II Botërore. Kushtetuta Federative e vitit 1974 i ka dhënë fuqi të konsiderueshme njësive federale të Jugosllavisë, duke shkaktuar decentralizimin në vend. Gjatë gjithë kësaj periudhe Kosova ishte e banuar me shumicë shqiptare etnike. Prej vitit 1989, autonomia e Kosovës ishte cunguar rëndë, duke iu marrë nga Serbia kompetencat mbi policinë, gjykatat, mbrojtjen civile, por edhe ato mbi politikën ekonomike, sociale dhe të arsimit. Deri në fillimin e luftës në Kosovën e kontrolluar nga Serbia, gjatë viteve 1997-98, më shumë se 90% të banorëve që ishin shqiptarë etnik, jetonin në gjendje të jashtëzakonshme. Pas një lufte dinjitoze dhe të efektshme të UÇK-së ndaj forcave jugosllave (serbe) dhe periudhave të negociatave në nivel ndërkombëtar, në muajin mars 1999 NATO-ja kishte filluar luftën ajrore kundër Jugosllavisë. Pas luftës 78-ditësh, forcat jugosllave ishin zmbrapsur nga Kosova. Pastaj, Kosova u vu nën kontrollin e Kombeve te Bashkuara. Kështu,që nga mbarimi i luftës në qershor të vitit 1999 e deri më 17 shkurt 2008 Kosova drejtohej nga administrata civile ndërkombëtare (më tutje në tekst “UNMIK-u”) dhe prania ushtarake (më tutje në tekst “KFOR”) e cila e ka të vazhduar mandatin edhe pas shpalljes së pavarësisë, bazuar sipas autorizimeve nga paragrafi 5 i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit nr. 1244 ajo ishte nën protektoratin e KB. Prania ndërkombëtare civile[“UNMIK”]udhëhiqej nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB [“PSSP”], i cili e udhëhiqte Kosovën në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 (15 maj 2001) mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë. UNMIK i ushtronte disa autorizime deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës: funksionet e policisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe aspekte të caktuara të drejtësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe njihet si Republikë parlamentare, Pavarësia e Kosovës për një periudhë 3-5 vjeçare do të ketë një mbikëqyrje të lehtë ndërkombëtare e udhëhequr nga misioni i bashkimit evropian EULEX në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit si dhe me një mbikëqyrje nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë (ICO) të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Kosovë të Marti Ahtisari. ICO dhe EULEX në Kosovë janë me ftesë të Organeve shtetërore të Kosovës. KFOR-i vepron nën strukturën unike komanduese të kontrollit ushtarak dhe angazhohet, në mes tjerash, edhe me qëllim të ndërprerjes së qëndrueshme të armiqësive, të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës, të lehtësojë kthimin e sigurt të personave të zhvendosur dhe refugjatëve si dhe të bëjë përgatitjen e FSK-së deri në operacionalizimin e potë të saj. KFOR-i edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbetet dhe vepron në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 te OKB-së. KFOR-i dhe personeli i tij ndërkombëtar nuk i nënshtrohet autoritetit të organeve shtetërore të Kosovës dhe gëzon imunitet nga gjykatat e Kosovës.. Konteksti ligjor Kosova e ka të njëjtën traditë juridike si ajo e ish-RSFJ-së, përfshirë këtu edhe ndikimin e fuqishëm të cilin e ka lënë prapa Perandoria e Austro-Hungarisë. Si Krahinë autonome në RSFJ, Kosova ka ndarë kodet e procedurës penale dhe civile me krahinat tjera të RSFJ-së, por e ka pasur kodin e vet penal (të përmirësuar me disa dispozita federative). Siç ishte e zakonshme në sistemet tjera socialiste, ndikimi në gjyqësi i degës së ekzekutivit dhe partisë ishte i zakonshëm. Me rrënimin e sistemit kosovar të drejtësisë, praktikisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra. Pas kësaj, derisa një pjesë e tyre kishin filluar të punojnë si avokatë privat pranë gjykatave të instrumentalizuara, shumë të tjerë ishin detyruar ta braktisin tërësisht profesionin, pa 2. Marrë nga, www.oak-ks.org (Oda e Avokatëve të Kosovës) Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 10. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(16) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. shërbyer fare gjatë një dekade të tëre. Kështu, të gjithë këtyre profesionistëve të judikaturës që i kishte Kosova e pasluftës u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik. Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejtë mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kur bashkësia ndërkombëtare, në muajt e parë pas vendosjes së prezencës së vet në Kosovë, mori hapat për ngritjen e sistemit të drejtësisë, gjendja ishte pothuajse e pashpresë: pa objekte e infrastrukturë, pa inventar, me mungesë edhe të letrës, pa njerëz. Në Kosovën e dalë nga një gjendje e rëndë represioni, dhune sistematike dhe plagëve të luftës, gjasat për riparimin e besimit të komunitetit në drejtësi, pothuajse nuk dukeshin fare në horizont. Alternativa sikur nuk kishte: u ngrit sistemi i mëparshëm i drejtësisë përkundër rrethanave të ndryshuara shoqërore, ekonomike e politike. Prandaj, sistemi i natyrës krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtësisë së kufizuar kosovare deri në vitet 1989, shumë shpejt edhe në praktikë u tregua joadekuat për rrethanat plotësisht të ndryshuara, në të cilat, në mënyrë të panatyrshme, po rikthehej. E tërë kjo krijoi gjendjen kur Kosovës me tepër se çdo gjë tjetër po i mungonte drejtësia. Pas një situate të brishtë, përparimin e prekshëm sikur e shënoi aprovimi i dy ligjeve bazike për fushën e drejtësisë penale: Kodit e përkohshëm të Procedurës Penale dhe Kodit e përkohshëm Penal. Duhet pranuar që në situatën e zhvillimeve të pasluftës kjo paraqet zhvillim me rëndësi për legjislacionin kosovar. Pothuajse të gjithë vrojtuesit objektiv pajtohen se legjislacioni i ri penal paraqet një përmbledhje të mirë të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut. Shumë analiza krahasuese tregojnë një aplikim tejet të gjerë të këtyre standardeve,madje më të gjerë se në shumë prej vendeve me sisteme te zhvilluara juridike. Përkundër këtyre, sigurisht se kjo strukturë e ligjeve nuk ishte e përsosur dhe pa zbrazësi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës legjislacioni i tanishëm u plotësua dhe u shtua me ligjet nga Pakoja e Ahtisarit të aprovuara me procedurë të përshpejtuar. Në këtë drejtim edhe kodi i përkohshëm i procedurës penale dhe kodi i përkohshëm penal i Kosovës u ndryshuan në disa nene me ligje të veçanta të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës dhe tani quhen Kodi i Procedurës Penale i Kosovës dhe Kodi Penal i Kosovës Struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtësisë penale në Kosovë është transformuar dhe është në pajtim me kërkesat nevojat dhe problemet e kohës dhe njëherit është në përputhje me legjislaturën e BE-së. Se drejtësia në Kosovë është në rrugë të mirë, na bënë që të jemi të bindur edhe nga fakti i miratimit të ligjit për funksionimi e Gjykatave në Kosovë si dhe ligjit për funksionimin e Prokurorisë në Kosovë, i cilët hyjnë në fuqi që nga 1 janar të vitit 2013.. Korniza ligjore ne Kosove: Ligji në fuqi i Kosovës, përbëhet nga: Kushtetuta e Kosovës e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008 e cila në vete ngërthen pakon e presidentit Ahtisari rregulloret e UNMIK-ut (vetën ato të cilat akoma nuk janë zëvendësuar me ligje nga Kuvendi i Kosovës) dhe aktet nënligjore; ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës; dhe ligjit në fuqi në Kosovë deri me 22 mars 1989 deri në ditën e fundit kur Kosova e kishte statusin e autonomisë në kuadër të ish RSFJ-së; ish ligjet krahinore të Kosovës; sikurse edhe disa ligje të ish Republikës Socialiste të Jugosllavisë. Ligjet e aplikueshme në Kosovë pas 22 marsit 1989, mund të zbatohen vetëm nëse i rregullojnë çështjet ose situatat që nuk kanë qenë të rregulluara me ligjet e mëparshme dhe nëse të njëjtat nuk janë diskriminuese. Kushtetuta e Kosovës i ka të përfshira, duke i bërë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë edhe disa instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut; Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (së bashku me protokollet e saj); Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (së bashku me protokollet); Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, Konventën mbi të drejtat e fëmijës; Kartën evropiane për gjuhët regjionale ose të pakicave, dhe Konventën kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare.. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 11. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(17) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Presidenti. Neni 83 [Statusi i Presidentit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës. Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Kompetencat në fushën e drejtësisë:. • • •. Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;. • • •. Propozon amendamente për këtë Kushtetutë;. •. Emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;. •. Emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës;. •. Emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës;. • •. Shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;. • • • • • •. Përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;. • • •. Është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;. • •. Emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit;. • •. Vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;. •. Vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;. •. Emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;. • •. Emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;. •. Jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;. Shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; Ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë; Mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese; Emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;. Emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit; Kompetencat tjera: Shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij; Nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë; Nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë; Udhëheq politikën e jashtme të vendit; Pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës; Udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete; Cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit; Së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; Mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;. Emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 12. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(18) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. •. Bazat e Sistemit Gjyqësor. Së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushë veprimtarinë e tij/saj.. Qeveria e Republikës së Kosovës Neni 92 [Parimet e Përgjithshme] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ). • • •. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat.. •. Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amandamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo.. Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.. Neni 93 [Kompetencat e Qeverisë] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Qeveria ka këto kompetenca në fushën e drejtësisë: • Propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera; • Merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; • Propozon amendamentimin e Kushtetutës; • Mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;. Kompetencat tjera: • • • • • •. •. Propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; Mundëson zhvillimin ekonomik të vendit; Propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës; Udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës; Udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike; I propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës; Ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.. Kryeministri Neni 94 [Kompetencat e Kryeministrit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Kryeministri • • • • • • • •. ka këto kompetenca: Siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë; Përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë; Siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare; Ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit; Kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës; Emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; Këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e inteligjencës; Së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; • Këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; • Kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.. Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 13. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

(19) Fakulteti juridik – dega në Gjilan. Ministria e drejtësisë. Bazat e Sistemit Gjyqësor. 3. Roli dhe misioni i Ministrisë së Drejtësisë. •. Të siguroj një sistem gjyqësor e prokurorial efikas, të pavarur, të paanshëm, para së cilit të gjithë qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të barabartë.. •. Ministria e Drejtësisë siguron trajtim sa më profesional dhe sipas standardeve ndërkombëtare të të paraburgosurve, të dënuarve, viktimave të dhunës, viktimave të trafikimit dhe dëshmitarëve të mbrojtur.. •. Ministria e Drejtësisë harton legjislacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe harmonizon ligjet me standardet e BE-së, zhvillon bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe siguron qasje më të lehtë në institucionet e drejtësisë për pjesëtarët e komuniteteve pakicë.. Nën përgjegjësi të veten Ministria e Drejtësisë ka edhe disa departamente siç janë:. • • • • •. Shërbimi korrektues i Kosovës, Shërbimi sprovues i Kosovës, Departamenti për çështje ligjore, Divizioni për politika dhe legjislacion, Divizioni për bashkëpunim juridik.. Shërbimi Korrektues i Kosovës Historiku Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar menjëherë pas luftës, më 05 Nëntor 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Personeli vendor ishte kryesisht staf që kishin punuar para lufte. Në maj të vitit 2000 për herë të parë rekrutohen personel korrektues të rinj në bazë të konkursit. Shërbimi Korrektues është një shërbim funksional dhe i avancuar në të gjitha fushat; Kjo ka ardhur si rezultat i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare që nga themelimi; Investimet e vazhdueshme nga buxheti i Republikës së Kosovës; Përkrahja dhe mbështetja nga Organizatat e ndryshme jo qeveritare dhe qeveritare; Shumë organizata ndërkombëtare kanë përgëzuar Shërbimin Korrektues për qasje dhe punë profesionale .. Misioni Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë. dhe në. përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Kosovë synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe siguron një ambient të sigurt për stafin, të burgosurit dhe shoqërinë.. Çfarë bënë SHKK SHKK-ja është përgjegjës për administrimin e të burgosurve, paraburgosurve, dënuarve, miturve në bazë të ligjeve të aplikueshme të Kosovës, si dhe konventave Evropiane dhe rregulloreve te tjera te lëshuara në institucionet përkatëse. SHKK-ja është përgjegjës për menaxhimin e institucioneve të niveleve të ndryshme të sigurisë dhe mbikëqyrjen e personave nën kujdesin e SHKK-së. Si funksionon Shërbimi Korrektues i Kosovës? Shërbimi Korrektues ka filluar të jetë operativ në nëntor të vitit 1999 fillimisht në qendrën e paraburgimit Prizren. Gjendja në atë periudhë fillestare kohore ishte e mjerueshme, me infrastrukturë të shkatërruar, nuk kishte as kushtet elementare për të operuar. 3. Material i marrur nga www.md-ks.org (Ministria e drejtwsisë në Kosovë) Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni. 14. Janar 2011. Përgatiti , Arianit Shaqiri.

Referências

Documentos relacionados

1 2.1 O CONCORRENTE deverá propor um valor de CONTRAPRESTAÇÃO PECUNIÁRIA PROPOSTA (CPP) o qual será utilizado para fins da avaliação de sua PROPOSTA COMERCIAL.. Caso

Os participantes da previdência complementar podem colaborar, discutindo e implantando uma agenda estratégica de longo prazo para o sistema que ajude a retomada de

Para cálculos de obtenção de crédito, os produtos obtidos (extraídos, fabricados e comprados) até 160km (100 milhas) do local do projeto são avaliados em 200% do custo

Quando utilizado com outros materiais de isolamento ou materiais de construção inflamáveis, devem ser tomadas as devidas precauções durante a manipulação não só

No ano de 2013, atuou como piloto contratado pela equipe Voxx Racing para a temporada da Stock Car (Circuito Nova Schin) e como piloto convidado para compor a equipe BMW Sports

DESENVOLVIMENTO DOCENTE - COMO INOVAR EM LABORATÓRIO DE HABILIDADES Apresentador 1: Profª?.

Jose Heitor Colling Júnior RS-PASSO FUNDO José Levir Tonetto Júnior SC-CRICIÚMA José Luiz Nogueira Júnior SP-BAURU José Maria Ferreira Júnior CE-FORTALEZA José Maria Stulzer

No presente documentário tomamos como enfoque a trajetória profissional do radialista Narcélio Limaverde, desde seu ingresso no rádio, em 1954, pela Ceará Rádio